Gazetari i përgjimeve Peter Tiede: Sulm me profile false, kam fshirë disa
Një ditë pasi publikoi përgjime të reja me anën e të cilave opozita pretendon se faktojnë skemën e blerjes së votës në zgjedhjet vendore të 2016 në Dibër, gazetari gjerman i Bild, ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook.
Tiede shkruan se është bërë ‘pre’ e sulmeve nga profile falso në rrjetet sociale ndërsa thotë se ka raportuar e fshirë disa prej tyre, dhe do të vijojë ta bëjë kur të kete pak më shumë kohë.
Ndërsa është bërë personaszh shumë i dashur për disa nga portalet shqiptare me siguri ka shumë persona të tjerë që nuk janë dakord me mënyrën e të bërit të tij të gazetarisë investigative dhe ‘shërbimin’ që i ka bërë Shqipërisë në këto çaste.