Basha: Rama është organizator, ideator dhe ekzekutor i vjedhjeve të zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Rama, si organizator, ideator dhe ekzekutor të vjedhjes së votave në Dibër.
Sipas Bashës, Rama ka përdorur çdo mjet dhe mekanizëm për të vjedhur votat dhe për të shënuar krimin më të rëndë zgjedhor në vend. Lideri i opozitës thuajse e kërcënoi hapur kryeministrin Rama, teksa tha se fundi i tij është i shpejtë. Gjithashtu, Basha nuk la asnjë hapësirë për zgjidhje politike, dialog, apo negociata të mundshme.
“Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike nuk do të bëhet pa patur në themel ndëshkimim e atyre që kanë vjedhur zgjedhjet. Asnjë zgjidhje politike nuk do të ketë pa u ndëshkuar hajdutët e vjedhjeve dhe autorët e krimeve që u kanë bërë shqiptarët”, tha Basha.
Ndërkohë, Basha shigjetoi edhe ministrin Lleshaj, për të cilin tha se do të mbajë përgjegjësi për arrestimet dhe helmimet në masë të shqiptarëve, në protestat e tyre paqësore.
Fraksion.com