“Arena Kombëtare”; Merr formë stadiumi i kuqezinjve
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i “Arenës Kombëtare”, që tashmë ka hyrë në fazën finale të punimeve.
Stadiumi i ri kombëtar, me një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri së shpejti do të hapë dyert.
Stadiumi i ri është projektuar si një teatër romak ose grek me tre pjesë për publikun dhe një skenë që është tribuna VIP.
Elementi historik është ai që mbizotëron. Gjithë stadiumi ka elementin e kolonave që simbolizon stilin e viteve ’30, element ky i lidhur ngushtë me periudhën historike. Janë mbi 3 mijë kolona që rrethojnë Arenën Kombëtare mbi të cilat janë gdhendur motive të veshjeve shqiptare.
“Do të bëhet muzeu i qytetit dhe muze i Federatës Shqiptare të Futbollit. Do të realizojmë edhe videot me përmbajtje origjinale. Shpresojmë t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë rikonstruksionin e një pjese të historisë”, është shprehur më herët arkitekti Marco Casamonti.
Postimi i z Rama:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga kantieri i Arenës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë 😊
Fraksion.com