AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadori i Britanisë në zyrën e Bashës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman paraditen e sotme zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Takimi nisi në orën 11:00, ndërsa referuar aktualitetit politik në qendër të bisedës ishte situata dhe protesta e nesërme që është paralajmëruar nga opozita.

Nesër do të jetë protesta e nëntë kombëtare e opozitës para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Situata është tensionuar pas daljes së përgjimeve të reja nga BILD dhe sulmit të bashkitë që drejtohen nga u kanë bërë KZAZ-ve.

Tre ditë përpara protestës (në datë 18 qershor) Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet tubimi i PD-LSI.

Ndryshe nga herët e tjera, ky paralajmërim erdhi jo pak orë përpara se të nisë protesta, ku theksohet se duke qenë se ka pasur dhunë në të kaluarën dhe faktin që nuk dihet kohëzgjatja e saj, qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.

 

Fraksion.com