AktualitetTë fundit

34 të proceduar në sulmin ndaj KZAZ-së në Kamëz; Zyrtarë të bashkisës dhe punonjës të Policisë bashkiake gjithashtu

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, punonjës të policisë Bashkiake Kamëz,  të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 – vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.

Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administruara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasit: V. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë. A. D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë. S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë. R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.  U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.  F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.  B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.  D. M., banues në Kamzë. Gj. P., banues në Valias H. M., banues në Institut, Kamzë Sh. H., banues në Kamzë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, i shtetasve:  A. P., banues në Marqinet, Vorë; L. H., banues në Marqinet, Vorë; Y. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.

Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve: P. B., banues në Vorë. S. P., banues në Tiranë.  A. Sh., banues në Prezë Tirane.  B. T., banues në Tiranë.  K. J., banues në Tiranë Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje. L. K., banues në Tiranë. A. K., banues në Tiranë. B. K., banues në Tiranë. G. D., banues në Tiranë. T. G. , banues në Vorë. Xh. S., banues në Vorë. I. P., banues në Vorë. S. G., banues në Vorë. K. D., banues në Tiranë. A. K., banues në Tiranë F. M. , banues në Vorë

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe të akteve të dhunës pranë KZAZ-ve të qarkut Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com