Përplasjet në KZAZ; Rama: Asgjë e paparashikuar; Revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu
Pas përpplasjeve të militantëve dhe punonjësve bashkiakë të Bashkive të djathta të ve mdi me punonjësit e Policisë së Rendit ditën e sotme, ka reaguar Kryeministri Rama .
“Asgjë e paparashikuar”, është shprehur ai. A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë?
Reagimi i Ramës për përplasjen e mbështetëve të opozitës me policinë në disa KZAZ, vjen pak minuta pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se do të shkrijë disa prej strukturave të policive bashkiake.
Postimi i plotë:
“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD dhe LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”
Fraksion.com