AktualitetPolitikëTë fundit

Ngjarja në Shkodër; Rama: E turpshme! Janë pa popullin, i bëjnë vetëm për televiozor…

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të turpshme ngjarjet e djeshme në Shkodër, ku u sulmua dhe iu vendos zjarri KZAZ-së që ndodhej në ambientet e shkollës.

Kryeministri tha se nderkohe qe ata qe jane kupola rrine rehat, ndersa militantet lene familjet dhe shkojne e perfundojne ne qeli, sepse shkelin ligjin per Lulin, Bardh Spahine etj.

Rama me tej theksoi se eshte per te te ardhur keq qe shkojne ne burg per keta lloj vemjesh (duke patur parasysh lidershipin e PD). Sipas Rames, lidershipi i PD perdor njerezit si mish per top, qe futen ne turme, nxisin dhune dhe pastaj shkojne e flejne me familjet e tyre nderkohe qe militantet perfundojne ne burg.

Rama tha se vështirësitë na stimulojnë, pasi ata janë në hall të madh, duhet ti kuptojmë.

“Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më cojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë.

Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat“, tha Rama.

Ai komentoi edhe përgjimet që nxori ‘Bld’.

“Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur…..Nxjerrja nga konteksti është…Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata” tha ai.

 

 

Fraksion.com