“Katërshja që synon pengimin e zgjedhjeve” ; Rama: Dispozitat e Kodit Penal për ata që prekin zgjedhjet e lira
Por, cilat janë dispozitat e Kodit Penal për ata që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve?
Dispozitat e Kodit Penal që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve
Pengimi i subjekteve zgjedhore dënohet me burgi 1 deri në 5 vjet (neni 325).
Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore (neni 326/a) dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.
Shkelja e fshehtësisë së votimit dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet (neni 327).
Pengimi i zgjedhësit dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet(neni 330).
Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit(neni 331/a) përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet.
Postimi i z. Rama:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë kujtesë për të gjithë ata, të cilët janë shënjestër e propagandës së katërshes që synon pengimin e zgjedhjeve e të negociatave për anëtarësim në BE dhe që kurrësesi s’duhet të bien pre e asaj propagande, ju uroj një ditë të mbarë 🙂
Fraksion.com