AktualitetPolitikëTë fundit

“Dosja ruse”; Lulzim Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Tiranës për atë që konsiderohet si “Dosja ruse”.

Ai do të merret në pyetje mbi çështjen e kontratave të lobimit.

Dy ditë më parë, Basha e konsideroi të jashtëligjshme kërkesën e Prokurorisë për t’u marrë në pyetje dhe refuzoi të paraqitej.
Por organi i akuzës iu kundërpërgjigj duke urdhëruar shoqërimin e tij me forcë./tch
Fraksion.com