Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbi hetimin e MH17
“Unë e përshëndes njoftimin e sotëm nga Ekipi i Përbashkët Hetimor që katër të dyshuar do të ndiqen penalisht për krime në lidhje me rrëzimin gjatë fluturimit të avionit MH17 të Malaysia Airlines në korrik 2014. Kjo është një arritje e rëndësishme në përpjekjet për të zbuluar të vërtetën e plotë dhe për të siguruar drejtësinë për vrasjen e 298 personave nga 17 vende.
Kam besim të plotë në pavarësinë dhe profesionalizmin e hetimit dhe sistemin ligjor hollandez. Siç ka bërë të qartë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë me përpjekjet për të vendosur të vërtetën, drejtësinë dhe llogaridhënien.” deklaron Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Kryeprokurori holandez, Fred Westerbeke, ka shpallur akuzat ndaj katër të dyshuarve, të cilët do të akuzohen për vrasje, për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines, më 2014 në Ukrainë, kur humbën jetën 298 pasagjerë.
Westerbeke tha në një konferencë më 19 qershor se rusët Sergei Dubinsky, Igor Girkin dhe Oleg Pulatov, së bashku me ukrainasin Leonid Kharchenko, do të gjykohen në Holandë për krimet e tyre.
Ndaj tyre është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
Fraksion.com