Zjarri në Elbasan; Helikopter për të evakuuar banorët e bllokuar; Shpëtohet vajza 7-vjeçare
Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve që kanë mbetur të bllokuar në pallatin e përfshirë nga flakët në Elbasan.
Ndonëse zjarri është shuar, pallati është i mbushur me tym dhe nuk po ajroset. Kjo situatë paraqet rrezik për banorët që ndodhen brenda shtëpive, të cilët mund të shfaqin probleme nga asfiksia.
Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.
Zjarri përfshiu një apartament në katin e gjashtë të një pallati në lagjen ‘Dyli Haxhire Myzyri’, në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shpëtimin e të gjithë banorëve.
Fraksion.com