Tropojë thyhet KZAZ-ja, shkatërrohen materialet zgjedhore
Në kulmin e tensionit politik, ku qeveria është vendosur me shpatulla pas muri nga përgjimet e BILD, opozita nga paralajmërimi i Prokurorisë për shoqërim me forcë të Lulzim Bashës dhe Presidenti Ilir Meta ka shtyrë zgjedhjet, në Shqipëri kanë nisur përplasjet.
Incidenti i ndodhur dje në një nga KZAZ-të e Shkodrës duket se nuk është asgjë me atë që ka ndodhur paraditen e sotme në Tropojë, ku është thyer qendra e votimit në KZAZ nr.9.
Persona të paidentifikuar kanë hequr materialet zgjedhore, ndërsa ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit, ndërsa janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se grupi që shkatërroi materialet zgjedhore ka thyer edhe xhamat dhe derën e KZAZ-së.
Fraksion.com