Reuters: BE shtyn për në tetor vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, për negociatat do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor, pas shqyrtimit të çështjes nga Parlamenti gjerman.
Në artikullin e shkruar nga Reuters thuhet se një shqetësim i madh është edhe rreziku mbi besueshmërinë e BE-së dhe ndikimi në rritje i Rusisë.
“Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut u takuan në Luksemburg të martën për të diskutuar fillimin e negociatave formale të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma nga frika e shqetësimit të parlamenteve dhe votuesve të tyre në shtëpi.
Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë e BE-në, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të emrit dhe duke bërë që një duzinë shtetesh të BE të bëjnë publike thirrjen për shpërblimin e Shkupit.
Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon, ende të goditura nga luftërat etnike në vitet 1990.
“Ka pasur një mosmarrëveshje masive dhe nuk është aspak e sigurt se ministrat do të jenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje”, tha një diplomat i BE.
Drafti thotë se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri.
Drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, i cili u pa nga Reuters, thotë se do të shtyhet për në tetor çdo vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen”, thuhet në artikullin e Reuters.
Fraksion.com