Meghan Markle, gjyshi Philip i tha Harry: Me aktoret shoqërohesh, nuk martohesh
“Me aktoret shoqërohesh, por nuk martohesh!” Janë këto fjalët që princi Philip i Anglisë, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth, i ka thënë nipit Harry, pasi zbuloi se ishte lidhur me Meghan Markle dhe kishte në plan që ta zyrtarizonte lidhjen.
Dy vite pas fejesës de një detaj lidhur me mendimet e familjes për aktoren amerikane e cila në prill të vitit të kaluar u martua me Harry dhe rreth një muaj më parë u bë nënë e vogëlushit Archie.
Daily Mail shkruan se Philip, duke kuptuar se lidhja mes Harryt dhe Meghan po bëhej serioze, e këshilloi nipin që të mos martohej me të.
Ai e ftoi nipin që të reflektonte, mirëpo Harry i ishte përgjigjur se ishte plotësisht i sigurtë për atë që po bënte, shkruan noa.al.
Fakti që hyrja e Meghan në familjen mbretërore ishte revolucion për të gjithë, është i ditur, por tashmë dalin në dritë edhe mendimet e të afërmve.