AktualitetTë fundit

“Mbreteresha Geraldinë” i mëson nënat e reja para lindjes së bebes

Nënat e reja të cilat sjellin për herë të parë një bebe në jetë, nuk u mëson askush se si të sillen me beben në momentet e para apo si mund ta lajnë .

“Nuk dija, kisha frike, dridhesha, por falë motrës, mamit dhe njerëzve të afërt, më kanë ndihmuar shumë”, shprehet një nënë me bebe në krahë.

Për herë të parë materniteti Mbretëresha Xheraladinë ka zhvilluar një klasë prenatale me nënat shtatzënë dhe ekipin e mjekëve gjinekologe në ambient të hapur, tek reja dhe falas në mënyrë që nënat të jenë të lirshme dhe të pyesin për gjithçka.

Mund të marrin informacion mbi ecurinë e shtatzënisë, problemet e saj, lindjen dhe si te sillen me beben.

Kjo ide është mirëpritur dhe vlerësuar shumë nga nënat e reja shtatzënë të cilat gjatë vizitave që bëjnë tek gjinekologët që i ndjekin, nuk kanë mundësi të marrin shpjegim për çdo paqartësi që kanë apo të heqin dhe frikën kur janë në muajt e fundit të shtatzanisë dhe do të përballen me krijesën e tyre.

“Normal që kam frikë, por duke ndjekur këto klasa prenatale besoj se do përgatitem më mire ”, thotë njëra nga nënat.

Ekipi i mjekëve gjinekologe në maternitetin Mbretëresha Xheraldinë pret numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri.

Çdo vit në këtë maternitet priten 7000 lindje./tch

 

Fraksion.com