Lobimi; Ristani: S’kam asnjë lidhje me këtë histori. Akuzë e nxitur për…
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një komunikim për mediat pasi doli nga prokuroria ku qëndroi për rreth 60 minuta, i hodhi poshtë të gjitha akuzat e pretenduara ndaj tij lidhur me lobimin rus në SHBA ndërsa e cilësoi këtë një çështje të sajuar politikisht .
“Unë si ish sekretar i PD-së nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me marrje apo dhënie financash me individë qoftë dhe brenda apo jashtë vendi. Nuk ka asnjë dokumentacion që unë të jem marr. Nuk kam asnjë bisedë formale apo jo formale me dhënie apo marrje pagesash. Unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Akuza është e nxitur dhe përkrahur në mënyrë politike”, u shpreh Ristani për gazetaret.
Sipas tij nuk ka asnjë prove që të vërtetoje lidhjet e tij me akuzen.
Fraksion.com