Lleshaj: S’kam informacion që është kërcënuar Basha
Nje dite pasi Partia Demokratike e cilesoi shantazh faktin qe sipas saj, ministri i Brendshem Sander Lleshaj ne nje takim me truproja te kreut te opozites, Basha, ka bere me dije se siguria e tij eshte ne rrezik, vjen reagimi i ministrit.
“Nuk kam asnje informacion qe Basha eshte kercenuar. Takime me truproja te Gardes kam pasur, kjo eshte puna ime e perditshme, te takoj truproja te Gardes, te pyese ata per vijimin e punes sime”- ka thene Lleshaj.
Deklarata eshte bere nga qyteti i Vlores, ku Lleshaj ndodhet per nje vizite pune ne terminalin e ri te pasagjereve ne portin e ketij qyteti.
Duke iu referuar letres se nisur nga sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazment Bardhi, Lleshaj ka pranuar se e ka marre, por nuk e ka lexuar.
“Letra e e Gazment Bardhit me ka ardhur, e keni dhe ne gazete por ende nuk e kam lexuar, e perseris nuk kam asnje informacion qe kryetari Basha te jete kercenuar”- ka thene Lleshaj.
Fraksion.com