AktualitetTë fundit

Gafa e Mesila Dodës për “Dosjen 184”, që turbulloi edhe mediat

Ish deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, lëshoi një deklaratë të pasaktë dhe që më pas u bë virale në shumë portale.

Sipas Dodës, prokurori Vladimir Mara është kunati i shefit të Policisë së Kamzës, Sali Skura, që ka dalë në përgjime.

“Njëri nga Prokurorët e dosjes 184 është kunati i njërit prej të përgjuarve. Vladimir Mara është kunati i Sali Skurës, ja pse nuk hetohet dosja zonjë”,  tha në Open, Mesila Doda.

Organi i akuzës reagoi duke thënë se z. Mara nuk ka qënë asnjëherë prokuror i “Dosjes 184”, duke rrëzuar kështu pretendimin e Mesila Dodës. Prokurori Mara ka në duart e tij vetëm “Dosjen 339”, që ka të bëjë me përgjimet në qarkun e Durrësit dhe ku është i përfshirë kryebashkiaku Vangjush Dako, dhe banda e Avdylajve.

Në fakt, Gazeta Shqip thotë se e ka të gjithë historikun e “Dosjes 184”, ku prokuror i çështjes ka qënë Besim Hajdarmataj, i shumëpërfolur për lidhjet me Partinë Demokratike dhe që mendohet se ka dorëzuar një kopje të përgjimeve tek kjo forcë politike.

Prokurori Hajdarmataj nuk ka hetuar asnjëherë për krim elektoral, por vetëm për trafik droge. Madje, edhe përgjimet e publikuara nga mediat, janë vetëm transkripte të disa CD-ve, por jo të gjithë materialit zgjedhor.

 

Fraksion.com