AktualitetPolitikëTë fundit

Balla tregon se si shkuan përgjimet tek ‘Bild’: “Familjarë të Bashës të përfshirë”

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Real Story’ ka bërë jë deklaratë të fortë.

Balla është shprehur se PD përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’ i ka pasur që prej 2 vitesh e 7 muajsh.

Sipas Ballës, ‘Bild-it’ përgjimet ia ka dhënë opozita dhe madje kanë qenë familjarët e Bashës që i kanë çuar.

‘PD i ka pasur këto përgjime një ditë pas votimeve në Dibër. Jam i bindur që gazetës ‘Bild’ i janë dhënë nga opozita.  Jam i sigurtë që në trasportimin e tyre janë përfshirë edhe familjarë të Lulzim Bashës. Partia ka 2 vjet e 7 muaj që i ka këto përgjime’, tha Balla.

 

Fraksion.com