Vazhdojnë protesta masive në Hong Kong; Kërkohet dorëheqja e Carrie Lam
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se Presidenti Trump ka në plan të diskutojë protestat masive në Hong Kong me homologun kinez Xi Jinping në takimin e G-20 në Japoni.
Protestat vazhduan dje në Hong Kong ku një det me bluza të zeza kishte mbushur rrugët e qytetit duke paralizuar lëvizjen e makinave. Protestuesit ishin veshur me të zeza për të nderuar njërin nga radhët e tyre që u rrëzua dhe vdiq ndërsa po vinte një parullë dje në një ndërtesë të lartë.
Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam kërkoi ndjesë, ndërsa protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e saj.
Protestat filluan pasi autoritetet morën në shqyrtim një projekt ligj që do të lejonte ekstradimin në Kinë të personave të dyshuar për vepra penale.
Ndërkohë autoritetet njoftuan shtyrjen pa afat të shqyrtimit të ligjit.
Fraksion.com