Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri në pronësi të Admir Murataj dhe familjarëve të tij
Sekuestrohen 1.5milion euro pasuri në pronësi të Admir Murataj dhe familjarëve të tij.
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestriminepasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin shtetasve Admir Muratj, Sh. M. dhe Cen Muraya, dhe konkretisht:
Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.
Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit Admir Murataj, ndodhur afër Saukut,
Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit Admir Murataj, blerë në vitin 2016
Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit Admir Murata
Tokë truall, në emër të shtetasit Admir Murataj.
Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.
Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.
9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.
Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1.5 milion euro.
Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Aktualisht po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.
Admir Murataj është një nga të dyshuarit për supergrabitjen e 9 prillit, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.
Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.
Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.
Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që u dha alarmi për grabitjen, ata hasën në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me të cilët patën dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë. Deri tani arrestuar për grabitjen gjashtë persona të dyshuar, Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela dhe Elton Pikli.
Fraksion.com