Përgjimet e “Bild”, zyrtari i ankohet Ramës: Noka më bëri presion, më zuri pritë te hoteli
E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me fushatën elektorale.
Nuk dihet çfarë ka dashur të thotë ‘Bild’ me përgjimin e radhës, ndërsa duket qartë se i angazhuari i PS në zgjedhje ankohet për presion nga Flamur Noka, madje një pritë që demokratët i kanë bërë në hotel.
Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi
Edi Rama: E keni realizu objektin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e asaj që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu e?
Arben Keshi: Them që po
Edi Rama: Po ata maskarenjtë
Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion m’thanë ëë
Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato po ndodhi punë dy minutash unë sa u futa te Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Ca të bënin ty ato
Arben Keshi: po ishin nja 50 veta,thjesht me kët pjesën e presionit më goditën e kshu Ai është legen ai, Ai Flamur Noka është.
Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë
Arben Keshi: Jo mo Ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli
Arben Keshi: Ato menduan se unë isha në makinë,Rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se ikën edhe se kapëm dot.
Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin ëë
Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë po tani nga ata që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top ëë
Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok, mire vllai
Arben Keshi: Ishalla, mire faleminderit
Edi Rama: ok, ciao ciao..
Fraksion.com