“Kërcënohet Basha”; Meta thërret drejtuesit e Gardës e të SHISH
Pas letrës që PD i drejtonte ministrit Lleshaj, se informimi për rrezikun ndaj kreut të PD është bnërë në shkelje të procedurave dhe se bëhet për ta shantazhuar atë, presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-it, Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës.
Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka thirrur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës. Po sipas të njëjtave burime, kreu i shtetit kërkon informacion nga krerët e dy institucioneve lidhur me informacionet për kërcënim ndaj kreut të opozitës
Lëvizja e Kreut të Shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojën e Bashës, Feim Dollapaj, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.
Bardhi aludon se Dollapaj është thirrur në zyrë për të shantazhuar kreun e PD.
Fraksion.com