AktualitetBota+Të fundit

Izraeli emëron një vendbanim “Lartësitë Trump”

Izraeli ka emëruar një rajon në Lartësitë Golan në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje ndaj vendimit të Trumpit për të njohur këtë zonë si pjesë të territorit të Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbledhur kabinetin më 16 qershor për të gjetur zgjidhje për vendbanimin Bruçim, që ka një popullatë prej rreth 10 personave.

Gjatë ceremonisë, Netanyahu ka prezantuar një shenjë me mbishkrimin, Lartësitë Trump, duke e konsideruar presidentin amerikan “shok të mrekullueshëm” të Izraelit.

Trump ka publikuar fotografi të ceremonisë në rrjetin social, Twitter dhe ka falënderuar “shtetin e Izraelit për këtë nder të madh”.

Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan nga Siri më 1967 dhe ka aneksuar këtë rajon më 1981, pavarësisht pse ky hap është kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Fraksion.com