Dosja 339; Krimet e Rënda sekuestrojnë materialet zgjedhore 2017 të Shijakut
Dosja 339, Krimet e Rënda sekuestrojnë materialet zgjedhore 2017 të Shijakut. Prokurorët Mara e Prençi firmosën në datën 6 qershor vendimin e sekuestrimit . Sekuestrohen materialet zgjedhore të fshatrave Rrubjek dhe Shetel të bashkisë Shijak.
Prokurorët dyshojnë për korrupsion zgjedhor dhe përdorim të funksionit publik në fushatë. Nga hetimet speciale, përgjimet e vëzhgimet, ka dyshime për korrupsion zgjedhor.
Prokurorët kërkojnë të njihen me emrat e komisionerëve të këtyre zonave. Materialet zgjedhore janë sekuestruar pranë Arkivit të Shtetit ku i kishte dorëzuar KQZ./ABC
Fraksion.com