Shkodër: Militantët e PD përplasen me policinë; S’lejojnë forcat blu të futen në KZAZ-në nr.2
Në Shkodër kanë nisur tensionet teksa ka pasur përplasje pranë KZAZ nr 2 në Shkodër mes përfaqësuesve të PD dhe policisë.
Kjo pasi Policia dhe FNSH kërkojnë të hyjnë me forcë në KZAZ që ndodhet tek Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”
Bashkia i ka kërkuar KZAZ 2, 4 dhe 5 lirimin e ambienteve.
KZA ZNr, 4 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder
KZAZ- Nr. 5 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder.
KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder.
Bashkia në shkresën me datën 17 qershor drejtuar policisë së qarkut të Shkodrës informon se në zbatim të shkresave me nr protokolli: 10310, 10311 dhe 10312 datë 14 qershor 2019 me subjekt kërkesë për lirimin e të gjithë ambienteve në funksion të procesit zgjedhor drejtuar KZAZ nr 2, 4 dhe 5, do të kryejë lirimin e ambienteve si dhe do të krytejë heqjen e listave të zgjedhësve të afishuara pranë institucioneve në varësi dhe në pronësi të Bashkisë Shkodër.
Bashkia kerkon bashkepunimin per te kryer kete detyre.
Fraksion.com