AktualitetPolitikëTë fundit

Balla konferencë urgjent për shtyp para seancës së Kuvendit

Pak para nisjes se seances plenare, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka njoftuar mbajtjen e nje konference urgjente per shtyp.

“Ju bej me dije se në oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave për shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp”, thuhet ne njoftimin e derguar per mediat.

Nuk ka ende të dhena se per cfare do te jete kjo konference urgjente e Balles, nderkohe qe vetem nje dite me pare njoftoi se Kuvendi do te miratoje sot paketen ligjore per luften kunder pastrimit te parave.

“Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë,që kërkon legjislacion të fortë”, shkruante Balla dje në “Twitter”.

Javën e parë Kuvendi ka votuar me 100 vota pro rezolutën kundër dekretit të Metës për anulimin e 30 qershorit e bashkë me të edhe format që i hapin rrugë nisjes së procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta.

 

Fraksion.com