Ram për Metën: Gaboi rëndë por është pjesë e planit. Erdhi koha që Bujar Nishani të konsiderohet burrë shteti
Kryeministri Edi Rama u shpreh me ironi se erdhi koha që Bujar Nishani të konsiderohet burrë shteti, duke parë atë që po bën Ilir Meta.
“Gaboi shumë, gaboi. Është pjesë e planit.
Nuk është lajthitje.
Kur ne bëmë marrëveshje me Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes, dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë.
Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë. Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrë shteti.
Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër por e firmosi.
Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëvizte, lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin.
Shqetësimi i tyre është tjetër ,që po ecën gjërat normalisht, po nuk pati konflikt, hapen negociatat dhe fillon kapitulli 23-24”, tha Rama.
Rama nuk nguroi të bënte edhe një batutë.
“Doli 30 në filxhan, mbaroi filmi. Ishte si gjarpri, u këput dhe doli 30, kular”, tha Rama gjatë një takimi me banorët e Tiranës.