AktualitetPolitikëTë fundit

Qeveria i përgjigjet Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit dhe Monikës

Ministrja Për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar në “Twitter” , menjëherë pasi presidenti Ilir Meta deklaroi se kreu i shtetit mbron Republikën dhe Republika është e qytetarëve.

Spiropali thotë se bie dakord me këtë shprehje të Metës, duke shtuar se presidenti është i qytetarëve dhe jo i Lulit dhe Monikës.

“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”, shkruan Spiropali.

 

Fraksion.com