“Po mbaj shënime”; Meta: Do thërras Bashën dhe Ramën
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediet, ku iu përgjigj gazetarëve në lidhje me nisjen e procedurave nga ana e PS për shkarkimin e tij.
Ai tha se Presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve, ishte reagimi i Ilir Metës ndaj tentativës për shkarkimin e tij nga ana e Partisë Socialiste.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore dhe thërrasë për konsultë, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kreun ePS, Edi Rama.
“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shenim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Presidenti i Republikës.
Fraksion.com