AktualitetTë fundit

Operacioni i FNSH në Elbasan: Rrethohet shtëpia e Qazim Sejdinit; Arrestohen 8 punonjës të administratës

Janë zbardhur detaje nga operacioni i FNSH ditën e sotme në Elbasan. Burime policore bëjnë me dije se në kuadër të operacionit ‘Forca e ligjit’ janë vënë në pranga 8 persona, punonjës të administratës dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Personat e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë më herët policia kishte rrethuar për arsye sigurie banesën e kryebashkiakut Qazim Sejdini pas informacioneve se  mund të jetë i rrezikuar nga lufta mes bandave në këtë qytet.

Ky vendim është marrë pas sulmit me armë zjarri që ndodhi një natë më parë tek dera e Bashkisë së Elbasanit duke vënë në lëvizje Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese.

Fraksion.com