AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk jam zgjedhur nga ky Parlament’; Meta flet për 100 votat kundër tij: Nuk ndaloj njeri që të çmendet

Një ditë pas rezolutës ku 100 deputetë votuan kundër tij, Presidenti Ilir Meta ka sulmuar Kuvendin.

Në një aktivitet të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Meta u shpreh se është zgjedhur nga një Kuvend legjitim dhe jo nga ai ekzistues.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, por jo nga ky. Është zgjedhur nga një Parlament legjitim. Dhe Parlamenti i përket Republikës, ndërsa Republika i takon qytetarëve” – tha Meta.

Ai komentoi edhe “çdrekretimin” teksa tha se mund të ankimohet edhe në Gjykatën e Skraparit.

Presidenti shtoi se nuk mund të ndalojë asnjë që të çmendet. I pyetur përse nuk i ka thirrur palët në tryezë dialogu, Meta shtoi se kjo do të realizohet sa më parë të jetë e mundur.

Pas debateve të një dite më parë në Kuvend, rezoluta kundër anulimit të 30 Qershorit mori 100 vota të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa deputetët kanë mbledhur edhe 55 firma për shkarkimin e Ilir Metës si President të Republikes.

 

Fraksion.com