Elbasan: RENEA kontroll blic në resortin e Capjave
Forca operacionale RENEA ndodhen që prej orës 03:00 të mëngjesit në Elbasan.
Ato kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit.
RENEA ka ushtruar kontrolle në lagjet problematike.
Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja. Prej dy orësh, RENEA po ushtron kontroll në të gjitha ambientet e resortit.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë operacion.
Detaje të plota mbi operacionin blic pritet të mësohen në orët në vijim.
Fraksion.com