Dekreti i Metës; Kreu i bashkisë Kukës letër KQZ: Mbyllni KZAZ
Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të presidentit Ilir Meta për alunimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, autoritetet vendore nisin punën për zbatimin e dekretit te presidentit.
Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.11 pranë qendrës kulturore ‘Hasan Prishtina’si edhe palestrës sportive të shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’. Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.