Arrestimi i drejtuesve të PD: Basha thërret aleatët; Diskutohet aksioni i radhës
Menjëherë pas reagimit të kreut të pd, për arrestimin e drejtuesve lokalë të kësaj force politike, konkretisht në Librazhd dhe Përrenjas dhe ish-deputetit Aurel Bylykbashki, është bërë e ditur se Basha ka thirrueë në orën 12:00 një takim me aleatët,
“Sot, në orën 18.00, mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë se PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkise, me rend dite: Caktimi i detajeve te vijimit te aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike te drejtuesve te PD ne qarkun Elbasan. Lutem te merren masat per te qene prezent pa asnjë mungese”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.
Mes të arrestuarve janë kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, ish-deputeti Aurel Bylykbashi, sekretari i PD Librazhd, Erlind Gurra, kreu i PD Përrenjas Arjan Karriqi, si dhe sekretari i PD Prrenjas, Leonard Ozuni.
Fraksion.com