Zvicër, zëra kundër Shqipërisë; Legistët e Ticinos: Të rikthejmë vizat
Pas Holandës edhe disa politikanë zviceranë po hedhin idenë e rikthimit të vizave për shqiptarët pas kërkesës që vendet e ulëta i drejtuan Komisionit Europian. Këshilltari legist nga Kantoni i Ticinës, Lorenzo Quadri, ka kërkuar interpelancë me Këshillin Federal, e në aktin parlamentar citohen lëvizjet e Parlamentit holandez për të rikthyer vizat për shqiptarët në zonën Shengen dhe kërkesa e mëpasshme zyrtare e qeverisë atje drejtuar KE-së.
Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj.
Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit, janë argumentet e dhëna nga Quadri. Parlamenti i Holandës miratoi se fundi një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për 2019. Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri i Stef Blok tha se rekomandimi i komisionit evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, ishte i parakohshëm.
Fraksion.com