AktualitetBota+Të fundit

Sulmohen cisternat në Gjirin e Omanit, marina e SHBA në ndihmë

Marina ushtarake amerikane tha të enjten se po jep ndihmë, pas një sulmi ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit.

Flota e pestë amerikane me bazë në Bahrein tha se kishte marrë thirrje emergjente për ndihmë nga të dyja cisternat, rreth një orë njëra nga tjetra.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se ushtria iraniane kishte shpëtuar 44 anëtarë ekuipazhi të cisternave dhe se të dyja anijet ishin në flakë.

Gjiri i Omanit është pranë Hormuzit, ngushticës strategjike që shërben si një rrugë strategjike për transportin e naftës bruto.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se kishte përdorur minat për të sulmuar katër cisterna nafte pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Irani mohoi se kishte gisht në incident.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com