Rudina Hajdari, Metës: Gruaja juaj pjesë, ky është konflikt personal
Kryetarja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari nga seanca e sotme parlamentare, ku po diskutohet dekreti i Presidentit për anulimin datës së zgjedhjeve, e shigjetoi ashpër kreun e shtetit.
Ndërsa projektrezolutën e Partisë Socialiste kundër dekretit, e cilësoi të pavlerë ligjërisht dhe se ngre presionin dhe shantazhin ndaj Presidentit Ilir Meta.
Sipas saj, mocioni i debatit vjen me 1/4 e Kuvendit me 35 deputetë, më tej i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor.
“Më pas, komisioni ka për detyrë që të dëgjojë Presidentin dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, është thelbi i debatit. Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata me Ramën kryeministër? Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflikt i pastër personal”, u shpreh Hajdari.
Ajo pyeti kreun e shtetit, duke thënë se Kryemadhi është bashkëkryetare e opozitës, dhe se Presidenti duhet të ulet edhe me të.
“A nuk ishte ky pikërisht debati që u bë kur zoti Meta u zgjodh po nga ky parlament, që e zgjodhi me vota, pse e zgjodhët? Për një fakt të vetëm të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike, të fuqizonit pozitën e LSI. A nuk ishte presidenti atëherë në konflikt interesi kur zgjodhi gruan e tij kryetare të LSI, pse nuk bëtë mocion në atë kohë, e të thonit prit, se kjo nuk bëhet? Pra ju, mazhoranca u bë palë me LSI me opozitën, bëtë marrëveshje, që të zgjasnit pushtetin tuaj, se nuk ju intereson fare ca bëhet me Shqipërinë”, deklaroi deputetja Hajdari.
Ajo shtoi se situatën e zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese. Fjala e Hajdarit u mbajt teksa në seancën e sotme parlamentare, po bëhet mocion debati lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti.
Fraksion.com