AktualitetPolitikëTë fundit

Skarkimi; Reagon Meta: Duhet përgjegjësi maksimale, jemi në moment historik

Presidenti i Republikës i ka shmangur komentet për seancën në Kuvend  teksa ka bërë apel për përgjegjësi nga klasa politike.

Përmes Facebook, Ilir Meta e ka fokusuar reagimin e tij te procesi i hapjes së negociatave.

 

Deklarata e plotë e Presidentit:

Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!

 

Fraksion.com