AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Meta dhe Berisha duan koas, unë nuk dorëzohem

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në parlament, teksa tha se Meta dhe Berisha kanë një plan për largimin e tij. Rama u tregua i ashpër me presidentit, sipas tij, Meta dhe Berisha duan kaos.

“Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike.

 

Fraksion.com