AktualitetPolitikëTë fundit

“Po shohim ‘Vdekjen e kalit’; Lefter Maliqi bën thirrje për shpërndarjen e parlamentit:

Deputeti Lefter Maliqi, pjesë e opozitës së re i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të shpërndajë Parlamentin.

Në një reagim të tij teksa në seancën parlamentare diskutohet dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve, ai thotë se kreu i shtetit duhet të shpërndajë parlamentin sa më parë.

Reagimi i plotë i Maliqit

Rama ose “Daci Bao” kinez…

Me fletërrufenë që nxori sot Rama nuk dukej as më shumë as me pak por si një “daci bao” që propagandon refuluzionin kulturor kinez. Këto fletërrufetë kineze të tipit lejfeniste kanë marr peng sot Kryeministrin Rama dhe nuk e lejon të jetë i orientuar nga e ardhmja por mban peng vendin. Në paturpësinë më të madhe Rama dje na tha gënjen Presidenti Meta apo Junker.

Por ende pa mbaruar “logimi” i videos, lajmi tjetër mori dhenë që dhe Zvicra, Franca sikurse dhe Holanda do vendosin vizat për shqiptarët. Shqiptarë, sot është koha që ti heqim ne vizën Ramës sepse në marrëzinë e tij ai po e kthen Shqipërinë në pikën zero. Ndaj unë si politikan me eksperiencë dhe me devotshmëri i bëj thirrje që të shpërndahet ky Parlament sa më parë duke e grisur një herë dhe përgjithmonë fletërrufetë e Daci Baos, Rama. Sot në Parlament do shohim filmin ‘Përrallë nga e kaluara, ‘Gjeneral i Ushtrisë së vdekur’ dhe ‘Vdekja e Kalit’ nga televizioni me i ndjekur në Ballkan e Europë, ‘Ertv’ e kalorësit të Rilindjes krimit, korrupsionit dhe të instalimit të diktaturës duke marrë tepsinë, timonin dhe gjithë pushtetet.

 

Fraksion.com