Meta fut në sherr KQZ-në, Klement Zguri braktis sërish mbledhjen: Vazhdoni abuzoni!
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është larguar sërish nga mbledhja, pas një debati për ndërprerjen e procedurave për zgjedhjet.
Ai tha se zgjedhjet janë anuluar dhe se dekreti i presidentit ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fleroren Zyrtare.
“Kush mundet të më thotë, akte të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare të shtetit? Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për dekretin. Kategorikisht! Nga njëra anë kam presidentin, nga ana tjetër Presidenti. Kush jam unë, që duhet t’i ballafaqoj vendimmarrjen e këtyre insitucioneve. I qëndroj mendimit tim! Kjo kërkesë do ta tejkalojë edhe atë që këtu është shkruar dhe kërkuar. KQZ duhet t’i ndërpresë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit“, tha Zguri
Debati:
Zguri-Kush jam unë që do të duhet të përplasem dhe të ballafaqohem edhe me presidencën dhe ministrinë e Drejtësisë. Mendimet e mira përplasen me këto dy insitucione. Për ta mbyllur. Kjo kërkesë do ta tejkalojë atë që është kërkuar. KQZ do të duhet të ndërprerë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit, pas dekretit të Metës
Biba: Kush tha që je i fundit me dhënien e fjalës?
Zguri: Nëse doni të abuzoni vazhdoni.