AktualitetPolitikëTë fundit

‘Më zhdëpin në facebook për Ilirin’; Rama: Nuk jam penduar që e zgjodha president

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po të kthehej pas në kohë do ta zgjidhte sërish  presidenti Ilir Metën.

“Unë e kam votuar Metën si president të Shqipërisë. Më kanë kritikuar, në rrjetin tim social, vazhdimisht më zhdepin për zgjedhjen e tij, jo pak më kanë mallkuar dhe sa shfaqet Iliri me paudhësitë e tij më përvishen të gjithë. Nuk jam penduar, po të ktheheshim pas në kohë do të bëja të njëjtën gjë. Meta u zgjodh presidentin me votat e tij. Nuk zgjidhnim dot një president pa Ilir Metën. A e kam imagjinuar se Iliri do vepronte kështu, duke okestruar bashkë me Saliun një plan çoroditës kundër vendit? Jo! Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrë. Shpreh keqardhjen time për të, si mik, si aleat, i uroj sot me gjithë zemër dha ta lexojë me kthjelltësi rezolutën dhe fjalët në adresë të tij”.

 

Fraksion.com