AktualitetTë fundit

Lonely Planet: Festivali Kala në Dhërmi, një nga 10 më të mirët e muzikës në Europë

Për shumë njerëz, festivalet muzikore janë ‘shpirti’ i aktiviteteve verore. Netët e vona dhe festat e gjata, mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur keni nevojë për një festë tjetër për t’u argëtuar dhe shijuar netët e gjata verore.

Prestigjiozja “Lonely Planet” ka renditura Kala Festival që nisi dje në Dhërmi si një nga 10 festivalet më të mira të muzikës në Europë që zhvillohet në vende të mrekullueshme.

Kala Festival është renditur nga “Lonely Planet” mes shumë festivale me famë ndërkombëtare që zhvillohen në Kroaci, Norvegji, Belgjikë, Angli , Portugali dhe në shumë vende të tjera të cilat e kanë shumë të zhvilluar industrinë e turizmit.

“Lonely Planet” thekson se zhvillimi i këtij festivali është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e Dj-ve më të mirë, duke eksploruar Rivierën Shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe.

Kala Festival hapi dyert ditën e djeshme dhe do të zhvillohet deri në 19 qershor në Dhërmi.

“Plazhet e arta dhe deti i kristaltë janë tërheqës në këtë kohë, por Kala Festival në Rivierën Shqiptare e çon këtë bukuri në një tjetër nivel. Përshkruar si një ‘parajsë kërcimi’, festivali përfshin skena në plazhin e Gjipes, të arritshme vetëm me anije dhe limane private. DJ-të luajnë muzikën më të mirë ndërkombëtare deri në orët e vona, duke ju dhënë kohë për të eksploruar kështjellat e lashta, kanionet dhe shpellat e piratëve në këtë zonë. Me muzikë bashkëkohore në një nga plazhet më të mira në Mesdhe, çfarë mund të dëshirojmë më shumë ?”,- shkruan “Lonely Planet”.

 

Fraksion.com