AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi bëhet gati ta shkarkojë, Meta njofton tjetër konferencë

Ndërsa Kuvendi mblidhet sot për një mocion me debat në lidhje me vendimin e Kreut të Shtetit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, vetë Presidenti njofton një tjetër konferencë.

Zyra e Shtypit të Presidencës njofton se Kreu i Shtetit do të dalë sërish sot në orën 17:00 në një konferencë. Ftohen mediat që të jenë të pranishme.

Nuk dihet se çfarë do të komunikojë Meta, por ajo që dihet ështe se dalja e tij vjen pas seancës së Kuvendit, gjatë së cilës do të miratohet edhe një rezolutë për shkarkimin e Presidentit.

 

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Të nderuar kolegë!

Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju falëminderit për bashkëpunimin!

 

Fraksion.com