AktualitetTë fundit

Kandidatja për SPAK, kryeprokurorja e Elbasanit në sitën e vetingut

Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, Enkelejda Millonai, njëherazi kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, u përball të enjten në mëngjes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Millonain përbëhet nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia

Gjatë seancës, që nisi në orën 09:30’, sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë në vetë deklarimin e pasurisë. Enkeleda Millonai është caktuar drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Elbasanit në prillin e vitit 2018, pas dorëheqjes së prokurorit Ardian Nezha.

Enkeleda Millonai ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Ajo ka punuar si sekretare gjyqësore në vitet 2003-2006 dhe më pas si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, atë të Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Elbasanit. Në vitin 2016, Millonai u komandua zv.drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa në prill të vitit 2018 ajo mori drejtimin e kësaj prokurorie.

 

Fraksion.com