AktualitetPolitikëTë fundit

Hajdari pyetje Metës: Pse mendon se me këtë vendim e zgjidh krizën z President?

Kryetarja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka marrë fjalën në Kuvend.

Që në fillim ajo e ka cilësuar si të pa vlefshëm juridikisht projekt-rezolutën e PS.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se gjykimin e vendimit të presidentit Ilir Meta e mer vetëm Gjykata Kushtetuese

Hajdari deklaroi se Mocioni per shkarkimin vejen me 1/4 e firmosej së deputetëve dhe më pas i dorezohet kryetarit te Kuvendit ku ai e vlerëson dhe ngre nje komision hetimor.

Deputetjha deklaroi se fakti qe nuk kemi gjykatë eshte nje fatkeqsi e madhe pasi ketu eshte thelbi i gjithe kesaj.

Ajo tha se dua kërkon arsyet pse presidenti mendon se me këtë veprim mund ta zgjidhë krizën.

“Nuk ka ndonjë vlerë juridike. Ngre presionin dhe shantazhin ndaj presidentit Meta. Vendimin mbi aktin e presidentit e merr vetëm Kushtetuesja. “Mocioni vjen me 1-4 e Kuvendit me 35 deputet që i depozitohet Kuvendit, i cili ka për detyrë që të hapë një Komision Hetimor. Më pas, pas Komisionit ka oër deytrë që të dëgjojë presidentit dhe më pas të përpilojë një raport që mund të diskutohet në Parlament dhe t’i depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e saj, thelbi i debatit

Pse mendon se ky vendim e zgjidh krizën? Kur njëra palë thotë nuk ka negociata  me Ramën kryeministër?

Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti, atëherë nuk është ky konflik i pastër personal‘,  tha Hajdari.

Hajdari tha se në rastin më të mirë zgjedhjet mund të shtyhen vetëm një muaj.

“Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Por a ja vlejti që opozita të digjte mandatet, a ja vlejti barra qiranë? Absolutisht jo. E gjitha bëhet që këta të tre të ulen dhe të zgjasin pushtetin e tyre”, tha ajo.

 

Fraksion.com