Gara për Kryeprokuror; Lulzim Alushaj merr mbështetje nga Parlamenti Italian
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, ka hyrë në fazën finale. Deri tani në sirtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kandidaturat e 4 personave, ku mes tyre spikat ajo e avokatit të njohur Lulzim Alushaj.
Por përveç shkollimit, Lulzim Alushaj gëzon mbështetje të fortë edhe nga faktori ndërkombëtar. Gazeta Shqip ka siguruar një letër referencë nga Presidentja e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian, Znj. Francesca Businarolo.
Deputetja në fjalë, që është një nga zërat më të rëndësishëm politikës italian, i ka dërguar një letër vlerësimi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të integritetin e figurës së kandidatit, Lulzim Alushaj.
Znj. Businarolo tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka patur përgjatë disa viteve me Avokatin Lulzim Alushaj.
“Kemi patur mundësi të bashëpunojmë në përgatitjen e disa interpelancave parlamentare dhe kemi patur mundësi të krahasojmë legjislacionet e vendeve tona për sa i përket cështjeve juridike, jurisprudenciale, doktrinore, me kujdes të veçantë në konfliktet mbi kontratat që lidhen me tenderime ndërkombëtare.” – thuhet në letrën e deputetes italiane.
Zyrtarja e lartë italiane e mbyll letrën e dërguar në KLP në 25 prill 2019, me mbështetjen për Avokatin Alushaj.
“Kam ndjekur me kënaqësi të vecantë njohjen e tij të thelluar jo vetëm mbi sistemin shqiptar por edhe të sistemit italian cilësi që e bën atë një Jurist me vlera të larta.” – përfundon letra e znj. Businarolo.
Më poshtë letra e plotë e Presidentes së Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian:
Si do zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm?
Kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në disa kritere:
– vlerësimin profesional në fushën e drejtësisë penale;
– integritetin moral dhe profesional i kandidatit;
– aftësitë organizative dhe drejtuese;
– vlerësimin e elementëve plotësuese si titujt akademike, studime dhe trajnime jashtë vendit, njohja e gjuhëve të huaja.
Më pas, KLP i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm mes tre kandidatëve të renditur të parët në listë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet ai kandidat që merr votat e të paktën 84 deputetëve.
Ligji nuk kufizon numrin e votimeve që mund të ndërmarrë Kuvendi, por nëse ai nuk arrin ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar./ Gazeta Shqip
Fraksion.com