AktualitetPolitikëTë fundit

Betohet Ramazan Gjuzi, shkon në 122 numri deputetëve në Kuvend

Deputeti Ramazan Gjuzi është betuar sot në Kuvend si deputetit më i ri.

Gjuzi vjen nga lista shumëemërore e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Bashkë me Gjuzin shkon në 18 numri i deputetëve të LSI në Kuvend.

Ramazan Gjuzi ishte kandidati i fundit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili me shprehjen e vullnetit për t’u bërë deputet ezauroi listën e kandidatëve të kësaj force politike, dhe plotësoi numrin e plotë të ish-grupit parlamentar të drejtuar nga Monika Kryemadhi para vendimit të djegies se mandateve.

Tashmë numri i deputetëve në Kuvend ka shkuar 122.

 

Fraksion.com