Vasili: Dekretin e Metës nuk e luan dot askush
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
Ai deklaroi nga studio e news24 se kjo çështje i takon presidentit dhe kush guxon të organizojë zgjedhje do të përgjigjet para ligji. Ai kërcënoi edhe anëtarët e KQZ.
“Më 30 qershor në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Presidenti ka marrë vendim. Këto janë çështje që i takojnë presidentit. Kushdo që ndërmerr aktin do të përgjigjen sipas ligjit. Të parët do të përgjigjen anëtarët e KQZ. Nuk mund të vendosin ata për datën e zgjedhjeve. Kemi një dekret të presidentit dhe nuk e luan dot askush. Shqiptarët e dinë shumë mirë se po organizohet puç kushtetues”, tha Vasili.
Fraksion.com